15.5 C
Tirana

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, pritet ratifikimi nga Hungaria

Më datë:

Anëtarësimi i Suedisë në NATO që ende mbahet peng nga Hungaria, do të miratohet më shpejt sa çfarë pritej. Partia qeverisëse e Hungarisë Fidesz ka propozuar se paralamenti do të votojë ratifikimin e Stokholmit në datën 26 shkurt.

“Grupi ynë dëshiron të mbështesë” ofertën e Suedisë për NATO-n, tha partia Fidesz në një dokument, duke i kërkuar Kryetarit të Parlamentit të përfshijë votimin në axhendën e saj të hënën e ardhshme.

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson përshëndeti vendimin. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kishte sinjalizuar fundjavën e kaluar se parlamenti mund të ratifikojë së shpejti ofertën suedeze kur të mblidhet për sesionin e ri të pranverës.

Është një lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti,” u tha Orban mbështetësve, pa dhënë detaje. Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n gati dy vjet më parë, në një ndryshim historik në politikë të nxitur nga agresioni i plotë nga Rusia.

Mediat shkruajnë se nëse kryeministri i kësaj të fundit Ulf Kristersson do të vizitojë Budapestin, në axhendën e javës së ardhshme do të jetë edhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe i mbrojtjes me Suedinë.

Hungaria ishte vendi i vetëm nga 31 vendet anëtare të NATO-s që nuk e kishte ratifikuar kërkesën e Suedisë. Turqia e bëri këtë në fund të janarit, pas shumë vonesave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...