Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra zhvillojnë takim konsultativ

Më datë:

Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të dyja shtetet respektive të udhëhequra nga Ilir Muçaj, u.d.

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe Muriel Peneveyre, Ndihmës Sekretare e Shtetit, Ambasadore dhe Shefe e Divizionit për BE dhe Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.

Palët diskutuan për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rolin e rëndësishëm të diasporës zvicerane në Kosovë në forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Njëra nga temat kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Zvicrës vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në këtë drejtim dhe shprehën mbështetjen e tyre për integrimin e mëtejmë ndërkombëtar të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...