9.5 C
Tirana

AMP arreston në flagrancë një oficer policie, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”

Më datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë ditën e djeshme oficerin e policisë, Nënkomisar K. P., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet “Hyundai”, një aparat celular dhe dokumente të tjera që lidhen me ngjarjen.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Të bashkohemi në kryengritje!

https://www.youtube.com/live/58DXGnICwgw?si=ILhjDrqskn0Xa5EX&t=470 Partia Demokratike mblodhi sot, 4 mars, grupin parlamentar, një...

Bardhi: Ndryshimet e njëanshme të rregullores nxisin defunksionalizimin e Kuvendit

 Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Balla pret përfaqësuesin e diasporës në Berlin, Henri Haxhiraj

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Nënshkruhet marrëveshja për dokumentimin dhe promovimin e dekoratave dhe medaljeve shtetërore

Në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e...