11.5 C
Tirana

Amnistia penale: Lamallari thotë se përfitojnë mbi 10 mijë qytetarë, por jo të hetuarit nga GJKKO

Më datë:

Ministri i Drejtësisë, Besford Lamallari, në një konferencë për mediat sot në 30 janar njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, duke përfshirë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, por edhe ata që janë në ndjekje penale për shkelje të lehta.

“Nga amnistia penale pritet që të përfitojnë mbi 10 mijë persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale, por edhe ata për të cilët janë nën ndjekje penale për vepra të lehta. Kemi grupe të vulnerabël, të cilët kanë kryer vepra të lehta, që përfitojnë nga amnistia”, tha Lamallari.

Ministri theksoi rëndësinë e riintegrimit të këtyre qytetarëve në shoqëri. “Ata meritojnë të riintegrohen në shoqëri. Ndërkaq, vazhdon puna për reformën në drejtësi. Nuk mendohej nga askush që do kishim shembjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, e kjo është bërë e mundur falë kësaj reforme tepër të rëndësishme dhe mbështetjes që i ka dhënë Partia Socialiste”.

Lamallari shtoi se drejtësia tani është më e llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse. “Sot kemi drejtësi për të gjithë e llogaridhënëse përpara qytetarëve shqiptarë. Të drejtat e shqiptarëve duhet të zbatohen në përditshmëri. Drejtësia shqiptare duhet të flasë me standarde europiane. Shqipëria është një shoqëri e emancipuar, që përqafon vlerat europiane dhe demokratike. Duhet të jemi dinjitoz në tryezën e Brukselit”, u shpreh ministri.

Lamallari tha se nuk do të përfitojnë amnisti ata persona që janë nën hetim apo të dënuar nga GJKKO. “Nuk do të përfitojnë amnisti persona që janë dënuar apo janë nën hetim nga ana e GJKKO-së. Amnisti përfitojnë vetëm persona, që janë dënuar ose janë nën hetim për vepra të lehta penale”, deklaroi ministri.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për t’i dhënë fund paraburgimit të gjatë, si pjesë e respektimit të lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut. “Duhet t’i jepet fund paraburgimit të gjatë, pasi kjo ka të bëjë me lirinë dhe të drejtat themelore, që garantohen në KushtetutëDuhet të ndahemi nga mendësia e shkuar, e një sistemi që vetëm ndëshkon. Duhet të shtojmë vëmendjen edhe ndaj të burgosurve të mitur, duke pasur parasysh gjithmonë se prevalon e drejta e qytetarëveNe duhet të shikojmë më shumë për masa alternative të dënimit“, deklaroi Lamallari.

Në lidhje me çështjen Balluku, Lamallari deklaroi se kryeministri shfrytëzoi të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, pasi mendon se gjykata ka tejkaluar kompetencat e pushtetit ekzekutiv.

Gazetarja: Cili është qëndrimi që do mbajë mazhoranca në lidhje me imunitetin e Ballukut?

Lamallari: Qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë, siç e dini, kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, argumentet janë aty, ku në thelb qëndron pretendimi për tejkalim pushteti.  Kemi të bëjmë me pushtetin legjislativ që konfirmon mandatin e ministrave, nga ana tjetër Kushtetuta e përcakton qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve.

I pyetur për arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci në Durrës, Lamallari tha se u morën masa menjëherë. “Pasi ndodhi arratisja e të burgosurit në Durrës, janë marrë menjëherë. U shkarkua drejtori i burgut dhe u pezullua gjithë zinxhiri komandues i burgut. Kam kërkuar që të rriten masat në gjitha burgjet e vendit, që të ketë më shumë siguri e mos futen sende të paligjshme nëpër burgje. Kam kërkuar që të organizohet një tryezë, që të përfshihen dhe ekspertë të huaj, që të na japin mbështetje për sigurinë”, deklaroi ai.

Ministri Lamallari foli edhe në lidhje me dënimin në Greqi të Irena Gjokës. Ai u shpreh se drejtësia nuk duhet të hezitojë të veprojë ndaj çdo zyrtari, pavarësisht personit.

“Unë edhe në çelje të vitit të ri gjyqësor, shpreha qartë të gjitha qëndrimet e mia, bazuar në evidencën, duke thënë se ka dhe probleme si zvarritja e dosjeve në gjykatë, si dhe nevojën për më shumë llogari nga magjistratët e kjo është punë e ILD-së. 10 vite pasi është miratuar reforma në drejtësi, duhet të përmbushin detyrat, duke përmbushur edhe vakancat. Prandaj, duhet përpos pavarësi, edhe kontroll e bilancë. Për çdo rast përkatës nuk ka pasur hezitim në hetime. Duhet të garantojmë llogaridhënien e vetëm kështu reforma në drejtësi do ketë sukses”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...