13.5 C
Tirana

Amnistia, Çuçi: E miratojmë të enjten nëse është gati

Më datë:

Partia Socialiste mblodhi këtë të martë grupin parlamentar.

Në përfundim, kreu i saj, Bledi Çuçi pati një prononcim për mediat ku tregoi çfarë ishte folur.

Ai u shpreh se nëse amnistia penale do të jetë gati për të hyrë, mund të miratohet që në seancën e kësaj të enjteje.

Ndërkohë u shpreh se PS është e qartë që nuk do të tolerohet asnjë person që është gjykuar nga GJKKO.

Besoj nëse do jetë gati për të hyrë në seancën e të enjtes ne do ta miratojmë që këtë të enjte.

Thjesht po presim propozimet e tyre që në parim kemi rënë dakord.

Ata janë dakord me gjithë propozimet tona, apo me projektin tonë që kemi sjellë.

Mund të ketë axhustime të vogla. GJKKO e kemi thënë nuk do të tërhiqemi në sensin që nuk do të ketë tolerancë për ata që janë gjykuar nga GJKKO.

Këtë qëndrim e kemi mbajtur, e kemi publikuar, e ka thënë ministri i Drejtësisë, aty nuk kemi asnjë diskutim.

Ai është qëndrim që ne e kemi të prerë”, tha ai.

Sa i përket kërkesës së PD-së për të përfshirë edhe personat që kanë bllokuar eskortën e kryeministrit apo dëmtuar materiale zgjedhore në 2019, Çuçi tha se ato janë çështje teknike.

“Për këto gjëra do rakordohen edhe me strukturat e kodifikimit që ka struktura e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që ta kemi sa më të plotë”, u shpreh ai.

“E enjte e madhe nuk e di çfarë quan, por besoj nëse bëhemi gati ne do të votojmë ligjin për amnistinë dhe besoj kjo është çështja”, përfundoi fjalën e tij për këtë çështje Çuçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...