13.5 C
Tirana

Ambasadorja e BE-së i dorëzon Begajt raportin e progresit për Shqipërinë

Më datë:

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann i dorëzoi sot presidenti shqiptar, Bajram Begaj, raportin e progresit për Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti vlerëson mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit.

Begaj tha se progres raporti do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Postimi i plot i Bajram Begajt

Prita sot Ambasadoren e   Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann dhe u njoha me raportin e progresit për Shqipërinë.
Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit, konfirmova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është dhe mbetet një prioritet strategjik i   dhe objektiv i pandryshueshëm.
Ky raport do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.
Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita është e domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...