Menjëherë pas konferencës së mbajtur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, tregoi si do proçedohet në këtë zgjedhje, ka reaguar edhe Ambasadorja amerikane.
Yuri Kimi ka shkruar të Twitter se kishte ndjekur gjithçka në kohë reale, ndërsa shtoi se ishte shenjë e mirë që kishin arritur dakordësi për formatin e fletës së votimit.
Ambasadorja në fund shton se SHBA-të do të mbështesin KQZ-në në përpjekjet për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent votimi.
Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit. Është shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ne fuqimisht mbështesim KQZ në përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.- shkruan Ambasadorja


