13.5 C
Tirana

Ambasadori gjerman: Jemi për një shtet demokratik e të pa korruptuar, jo për një shtet për disa persona

Më datë:

Ambasadori gjerman Christian Heldt, me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës ka thënë se janë për shtet demokratik, multietnik e të pa korruptuar.

Heldt përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se i është mirënjohës NATOS-s dhe 50 mijë ushtarëve gjermanëtë që kanë shërbyer në atë kohë për çlirimin e Kosovës.

“Në këtë ditë 21 vjet më parë, NATO i dha fund një konflikti të tmerrshëm. Mirënjohës mbi 50 mijë ushtarëve gjermanë të cilët shërbyen në atë kohë. Përulem para të gjithë viktimave. Ata na kujtojnë se çfarë është përmbushur që nga ajo kohë, por gjithashtu obligimet që duhet të përmbushen.

Ne qëndruam dhe qëndrojmë për një shtet demokratik, multietnik, pavarësim të gjyqësorit, shërbimet publike të pa korruptuara për të gjithë qytetarët, ekonomi të lirë, politikë që i shërben vendit dhe njerëzve, media kritike të pavarura, liritë elementare, dhe jo një shtet si dhuratë për disa persona”, ka shkruar Heldt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...