7.5 C
Tirana

Ambasadori britanik largohet nga Irani

Më datë:

Ambasadori britanik në Teheran, Robert Macaire, është larguar nga Irani pasi më parë u arrestua dhe për një kohë të shkurtër u mbajt në paraburgim.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA ka njoftuar se Macaire u largua pasi iu dha një njoftim paraprak, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ambasadori britanik në Teheran, Rob Macaire me pretendimet se është përpjekur të “organizojë dhe nxisë disa aktivitete radikale dhe rrënuese” u arrestua për një kohë të shkurtër dhe më pas u lirua më 11 janar, pasi ai kishte marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar në Iran për personat që humbën jetën në avionin ukrainas për të cilin Irani deklaroi se e ka rrëzuar gabimisht.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, reagoi ndaj arrestimit të Macaire duke thënë se kjo është “shkelje e tepruar” e ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë Irani i dërgoi notë proteste Qeverisë së Londrës me arsyetimin se ambasadori britanik në Teheran ka marrë pjesë në “protesta të paligjshme”.

Si reagim ndaj kësaj, ambasadori iranian në Londër, Hamid Baeidinejad, është thirrur në Ministrinë e Jashtme britanike për shkak të paraburgimit për një kohë të shkurtër të ambasadorit britanik në Teheran.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, Ministria e Jashtme e Britanisë vuri në dukje se është e “papranueshme” arrestimi i ambasadorit të sajë gjatë një ceremonie përkujtimore.

“Kjo shkel marrëveshjen e Vjenës dhe duhet të hetohet”, thuhet në deklaratën ku theksohet më tej se ambasadori iranian në Londër, Baeidinejad u thirr në Ministrinë e Jashtme.

Lidhur me këtë, edhe njëri nga zëdhënësit e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka thënë se Britania “dëshiron të marrë një garanci se kjo nuk do të ndodhë më përsëri”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kundër Ramës: Akuza për puç antikushtetues, dorëheqja e kërkuar

https://www.youtube.com/live/wazRsOWWqPQ?si=cDNvZTEffMCoUsIh&t=934 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi...

Ylber Ramadani shënon në Serinë A: Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti

Ylber Ramadani ka rigjetur golin me skuadrën e Leçes....

Nxori automatikun pas sherrit, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e...

Rritet niveli i ujit në rezervuarin e Funarit

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se...