Ambasadori amerikan: Konfiskimi i 1 milion eurove pasuri, hap i madh i drejtësisë kosovare

Më datë:

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e rreth 1 milion eurove pasuri të paligjshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter se vendimi i Gjykatës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është një hap i madh i drejtësisë, dhe angazhim të tillë duhet të ketë nga të gjitha institucionet në Kosovë.

“Drejtësia në Kosovë ka bërë një hap të madh me vendimin e Gjykatës për të konfiskuar afër një milion euro përmes pastrimit të parave. Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme. Qytetarët meritojnë të shohin angazhim të njëjtë për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, ka shkruar Kosnett.

Gjykata e Apelit ka njoftuar se të akuzuarve për shpëlarje parash u janë vërtetuar dënimet me burgim, dhe u është konfiskuar pasuria në vlerë rreth 1 milion euro.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S.

“Atyre gjithashtu, u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/ 

Ambassador Philip S. Kosnett✔@USAmbKosovo

Justice in Kosovo took a big step with Court decision to confiscate nearly a million Euros gotten through money laundering- a clear message no one will be allowed to enjoy illegal wealth. Citizens deserve to see same commitment to justice by all #Kosovo institutions in all cases.

View image on Twitter

333:12 PM – Feb 7, 2020Twitter Ads info and privacySee Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria po bën hapa përpara, lufta kundër korrupsionit është prioritet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot më 25 nëntor...

Transporti publik ndalon nesër në mëngjes, shoqata proteston kundër paketës fiskale

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një...

Eric Wendt në takimin me kreun e SPAK: Ndiqni provat, ndiqni paratë! Jemi krah jush

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar...

Berisha: Nuk ka paqe me diktaturën, Rama rrezik për ekzistencën kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...