23.5 C
Tirana

Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament

Më datë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi sot aktet e dhunës dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancën e djeshme parlamentare nga deputetët e opozitës.

Ambasada e SHBA me anë të një deklarate për shtyp thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën.

“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, nënvizon Ambasada.

“Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë,” shton më tej Ambasada amerikane.

Ambasada bën të ditur se mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euroatlantike,” thekson Ambasada e SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...