Ambasada e Kosovës në Gjermani: Deri më tani, nuk ka asnjë kosovar të prekur me koronavirus

Më datë:

Virusi vdekjeprurës është kthyer në shqetësim global.

Virusi “Korona”, ka prekur rreth 80 mijë persona në mbarë botën dhe rreth 2 mijë e 500 kanë vdekur deri më tani nga ky virus.

Koronavirusi ka arritur edhe në vendet e Evropës, në vendet ku edhe shumë kosovarë jetojnë e veprojnë.

Vetëm në Gjermani janë regjistruar 19 raste të prekura nga koronavirusi.

Lajmi.net, ka kontaktuar me ambasadën e Kosovës në Gjermani.

Nga ambasada kosovare kanë bërë të ditur se si ambasadë janë të gatshëm për të njoftuar për çdo rast, por që sipas tyre, deri më tani në bazë të informatave zyrtare që kanë nga Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë, asnjë kosovar nuk është i prekur nga ky virus.

Po ashtu kjo ambasadë ka bërë të ditur se 19 personat e prekur nga koronavirusi në Gjermani, shumica prej tyre tashmë kanë pasur trajtim dhe janë liruar. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e dosjes “Meta”

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të...

Zjarr i fuqishëm në Karbunarë të Vogël, lokali shkrumbohet tërësisht

Dyshohet se një shkëndije elektrike të jetë bërë shkak...

Kuvendi në seancë plenare, pritet miratimi i buxhetit 2027 dhe paketës fiskale

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e...

Rama: Shqipëria po bën hapa përpara, lufta kundër korrupsionit është prioritet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot më 25 nëntor...