Ambasada amerikane: Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj

Më datë:

Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj, shprehet Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.

Ambasada amerikane thotë se USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre.

Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij” shkruan ambasada e SHBA-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...