16.5 C
Tirana

Amazon hap farmaci në internet – recetën e dërgon mjeku, pastaj gjiganti amerikan i sjell ilaçet te ju

Më datë:

Titani i teknologjisë lejon klientët të porosisin medikamente me recetë dhe t’i kenë ato te dera e tyre e shtëpisë. 

Kolosi i internetit hapi një farmaci në internet sot, që lejon klientët të porosisin ilaçe me recetë.

Efekti i mundshëm i ardhjes së Amazon në hapësirën farmaceutike ka trazuar menjëherë këtë sektor. Para hapjes, aksionet e CVS Health Corp (kompani farmaceutike) ranë pothuajse 9 për qind. Walgreens dhe Rite Aid ranë më shumë se 10 për qind.

Zinxhirët e mëdhenj mbështeten në farmacitë e tyre për një qarkullim të qëndrueshëm blerësish dhe tashmë edhe ato po kalojnë në internet, por Amazon.com e ka zotëruar internetin për shumë vite dhe ajo tashmë ka një ‘dyqani’ të madh aty.

Amazon do të fillojë të ofrojë ilaçe të zakonshme, duke përfshirë kremëra, pilula, si dhe ilaçe që duhet të qëndrojnë në frigorifer, si insulina, nga e marta në Shtetet e Bashkuara. Blerësit duhet të krijojnë një profil në faqen e internetit të Amazon dhe u kërkojnë mjekëve të tyre të dërgojnë receta atje.

Kompania tha se nuk do të transportonte ilaçe që mund të abuzohen.

Amazon ka shikuar industrinë e kujdesit shëndetësor për disa kohë.

Dy vjet më parë, ajo shpenzoi 750 milionë dollarë për të blerë farmacinë në internet PillPack.

Amazon tha se PillPack do të vazhdojë, duke u përqëndruar në dërgimin e ilaçeve te njerëzit me gjendje kronike. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...