Alizoti takon fermerin në Berat: S’konkurrohet tregu vendas, e jo më ai europian

Më datë:

Drejtuesi Politik i PD në Qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti, ishte në fermën e një blegtori, i cili prej 25 vitesh ka investuar për të rritur krerët dhe prodhimin.

“Subvensionet që kam marrë nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’u përballur me tregun evropian. Ne me kushtet që kemi dhe me subvencionet që na janë dhënë ne jemi të fundit, jo vetëm në rajon, por brenda Shqipërisë, sidomos ne qarku i Beratit. Bujqësia shqiptare ka mbetur si në mesjetë. Unë bëj thirrje që qeveria që do të vijë më 26 prill të ketë programe afatgjata dhe të mbështetura në fushën e blegtorisë, si një nga fushat më të vështira, ku punohet 24 orë”, tha fermeri.

Subvencionimi i bujqësisë, tha Alizoti, është një nga planet konkrete të Partisë Demokratike.

“Subvencionim direkt, investim në teknologjinë bujqësore është i domosdoshëm, pasi bujqësia ka nivel më keq se mesjetar. Është jo e konkurueshme. Nuk konkurron brenda vendit, jo më të konkurojë tregun rajonal, si Kosova. Dryshimi do të vijë jo vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët, pasi Shqipëria e ka të domosdoshëm ndryshimin ekonomik dhe politik”, tha Alizoti në bisedë me fermerin beratas.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...