Alibeaj: “SPAK të flasë tani! Të regjistrohet hetimi”

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka folur jashtë sall9s së Kuvendit.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama akuzonte PD-në për rubla ruse, por është ai që ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI.

Alibeaj i kërkoi SPAK të regjistrojë hetimin e të flasë mbi këtë çështje.

“I kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane me dokumente të shkruara. Po të gërmosh kupton që është më i gjerë.

E di që oligarku rus ka marrë edhe titullin e Investitor strategjik në 2 investime në Shqipëri në Shushicë dhe fushat e eksplorimit të naftës në Fier.

Sot duhet të ishte momenti kur Rama të fliste. Vetëm kur je i pandehur ke të drejtë të heshtur.

Mbase në subkoshiencën e tij ndjehet i tillë por ka detyrim ti përgjigjet shqiptarëve dhe ne se ka hedhur baltë për rublat ruse por paska enë ky me dollarë amerikanë që synimin e vetëm paska diskriminimin e asgjësimin e PD.

Nuk është më një çështje që e kanë bërë miqtë e tij e ka bërë vetë ai.

Ka folur drejtësia amerikane, SPAK duhet të flasë.

Gjysma shqiptare e korruptimit duhet ti nënshtrohet drejtësisë në Shqipëri. SPAK të bëjë publik regjistrimin e hetimit. Mjafton një letër porosi e thjeshtë për drejtësinë amerikane që të marrë në dorë dokumentacionin. Këtë do ta ndjekim deri në fund”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...