15.5 C
Tirana

Albana Fico: “Delta” zyrtarisht në Shqipëri, ja qarqet e prekura

Më datë:

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferëncë për mediat këtë mesditë ka konformuar edhe njëherë mbërritjen e variantit “Delta” të koronavirusit në vendin tonë.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, tha se në laboratorin në Berlin ishin dërguar 21 mostra kimike, të cilat kanë rezultuar pozitive me variantin Delta.

Sipas Ficos, raste me këtë variant të Covid-it janë konfirmuar në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora teksa shtoi se ata qe kane simptoma te karantinohen.

Ka ardhur përgjigjja nga Berlini për variantin Delta. Dua t’iu sjell në vëmendje situatën epidemiologjike në vend, që ka shënuar disa rritje në raport me incidencën, që është 10 për 100 mijë banorë, mesatarja ditore është rritur, numri total i rasteve rezulton i rritur, numri i bashkive që janë përfshirë nga rastet e reja ka shkuar në 10. Në Infektiv janë të shtruar 9 pacientë, fatmirësisht nuk kemi pasur raste fatalitetesh. Vijojnë të shtohen numrat e personave të vaksinuar me dy dozat e vaksinës.

Sa i përket variantit Delta, dyshimi ynë i arsyeshëm është konfirmuar tashmë. Dërguam 21 mostra kimike, që kanë rezultuar pozitivë. Këto mostra i kemi vënë mënjane për periudhën 1 qershor-12 korrik, kur filluam të shohim sinjalet e pazakonta. E rëndësishme është që këto mostra i kemi gjetur në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora. E gjithë kjo përpjekje ka një vlerë të veçantë, që është vaksinimi i shoqëruar me masat që janë në fuqi dhe që duhen zbatuar nga qytetarët.

Qarkullimi i këtij varianti tregon se ne nuk e kemi përfunduar situatën, ndaj duhet që personat që kanë simptoma, të karantinohen. Të gjithë ata raste që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore, të telefonojnë në numrin e urgjencës 127”, tha Albana Fico.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...