Akuzat për blerje votash, Sara Mila reagon pas daljes nga SPAK

Më datë:

Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për blerje votash përmes premtimeve për ndihmë ekonomike.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Mila deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Ajo tha se kishte dhënë dëshminë e saj dhe se ishte e gatshme të bashkëpunonte me drejtësinë, sa herë të ishte e nevojshme.

Në prononcimin për mediat, Mila e cilësoi situatën si një kalvar të gjatë të hedhjes së baltës nga politika e vjetër. Ajo theksoi se beson te ligji dhe se do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Sara Mila: Ky është një kalvar i gjatë i hedhjes së baltës nga politika e vjetër. U thirra si person që jam dijeni, kam dhënë dëshminë time.

Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë, të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji.

Faleminderit. Më duhet të largohem, pasi më presin qytetarët e Elbasanit për Ditën e Çlirimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pranga ish-ministrit serb Rade Basta, nën hetim për miliona dollarë të vjedhur

 Ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, është arrestuar...

Gjimnazi “Aleksandër Moisiu” feston 70-vjetorin, bashkohen breza nxënësish dhe mësuesish

Shtatë dekada histori, mijëra nxënës të formuar dhe breza...

Rama nga Parisi: E ardhmja e Europës dhe perspektiva e brezit të ri në fokus të intervistës

Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée...

Demo: Do të garantojmë strehim të sigurt dhe mbështetje për çdo familje në Elbasan

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ishte sot...