13.5 C
Tirana

Akuzat e Bardhit, reagon Celibashi: Nuk jam i shantazhueshëm, gjuhë e patolerueshme

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot lidhur me vendimin e KQZ-së për të mos regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale Bardhi tha se “asnjë njeri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt”.

“Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, theksoi Bardhi.

Ndërsa Komisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi një bashkëbisedim me mediet pas vendimit për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit tha se “në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin.

Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime.

Më vjen keq që  Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur është e patolerueshme”.

Në një deklaratë për mediet pas vendimit për mospranimin e kërkesës për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, Celibashi tha se “nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara dhe sa e kanë shkelur syrin të tjerët që kanë qenë në këtë detyrë. Ky rast nuk lë vend për interpretim. Qëndron edhe ajo që ju thatë që kam pasur të gjithë vullnetin dhe e kam kuptuar shumë mirë rëndësinë e kësaj çështjeje”.

“Që të kuptoni sa e rëndësishme është kjo po jap një të dhënë. Të gjitha partite politike që janë regjistruar deri tani, deklarata është nënshkruar nga kryetari i partisë edhe në ato raste kur kryetari ka autorizuar persona të tretë për të paraqitur dokumentacionin për regjistrim”, tha Celibashi.

Celibashi u shpreh se “ky dokument mund të nënshkruhet edhe nga një person i autorizuar. Zgjedhja ime si komisioner ka ardhur si rezultat i dakordësisë i partisë që qeveris, opozitës, pra PD dhe LSI në atë kohë. Nëse nuk do ishte ky konsensus nuk do kisha ardhur në këtë detyrë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...