12.5 C
Tirana

Akuza në SPAK: Maliqi denoncon asfaltimin pa procedurë dhe tenderin 1 mln euro për shkollën e boshatisur

Më datë:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Në prononcimin e tij për mediat ai foli në lidhje me kallëzime që ka bërë në SPAK, mes të cilave përmendi firmën “Salillari” dhe tenderat që kanë marrë në kohë fushate.

Maliqi u ndal edhe në një tender 1 mln euro në një shkollë të Kuçovë, tender i cili sipas tij u mor nga nipi i Sadri Abazit.

“Kallëzimi i sotëm ka të bëjë me 1 mln euro tender për rikonstruksionin e një shkolle në Kuçovë, ku as një e dhjeta e nxënësve nuk janë në shkollë, klasat janë bosh.

Tenderin e ka marrë nipi i Sadri Abazit, lidhje të qarta politike që ndodhin në Shqipëri.

U bënë 2 vite e gjysmë që vijojnë kalvarin me drejtësinë shqiptare.

Ku ka SPAK mbi dhe nën tokë për kallëzimin e parë që kam bërë për 4 mln euro pa leje mjedisi në zonë të mbrojtur në Kuçove nga firma “Salillari” që goditën qytetarët, banorët, i dhunuan me policinë politike dhe lekët i ropën, ujë nuk ka në ato fshatra.
2 km asfalt mbi asfalt pa procedurë tenderimi në kohë fushate. Jam thirrur 2 herë në SPAK.

U kam thënë nuk keni fuqi të merreni as me Salillarin as me hajdarin, se hajdari merr me vete dhe Salillarin”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ish-shefi i Rrugores në gjyq për ryshfet, Roven Zeka shkon në SPAK

Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori...

Katastrofë në Tajlandë: Përmbytjet marrin 33 jetë, pacientët e spitalit largohen me helikopter

Autoritetet në Tajlandë planifikojnë të dërgojnë helikopterë të mërkurën...

Droga ndërkombëtare, goditet banda: Gjashtë shqiptarë mes të arrestuarve në Itali

Një operacion i gjerë i antimafias italiane ka çuar...

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

Një zjarr i madh ka përfshirë disa pallate të...