20.5 C
Tirana

Akuza e korrupsionit, dënohet me burg ish-presidenti francez Sarkozy

Më datë:

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, por do të kryejë vetëm 1 vit, pasi 2 janë pezulluar.

Sakozy është shpallur fajtor për korrupsionit mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar një gjyqtar.

Gjykatësja Christine Mee, teksa dha vendimin, deklaroi se ish-udhëheqësi politik 66-vjeçar kishte “përdorur statusin e tij si ish-president francez” në një akt “veçanërisht serioz” të keqbërjes.

Sipas BBC-së, ish-Presidenti i kishte ofruar një punë në Monako gjyqtarit në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal rreth partisë së tij.

Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe gjyqtari Azibert morën të njëjtin dënim nga gjykata.

Hetimi po shqyrtonte disa akuza se Sarkozy dhe partia e tij kishin marrë pagesa të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...