4.5 C
Tirana

Akuza e fortë e Berishës: Sulmi kibernetik nga hakera rusë e serbë. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se sulmi kibernetik në vend ka ardhur nga hakera serbë dhe rusë.

Sipas tij edhe Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë.

Sali Berisha: Dua të informoj shqiptarët nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.  Kjo është e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi gjithashtu është nën sulm, edhe Maqedonia. Nuk kam të dhëna për këto dy të fundit që të jenë sulmuar nga Shqipëria. Kjo do të thotë një penetrim të plotë të hakerave serbë ose rusë. Specialistë të kësaj fushe kanë deklaruar se sulmet kanë ardhur nga rajoni. Rama do ti mbyllë të gjitha me Ajatollahët. Aleatët duhet të dinë të vërtetën. Databaza e policisë shkencore që ka shenjat e gishtave, grupet e gjakut, nuk ka asnjë lidhje me portalet, ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin.

Janë me dhjetëra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale, në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë dhe kudo. Unë mund tu deklaroj se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...