13.5 C
Tirana

AKU gjobit 7 subjekte në tregun agroushqimor të Tiranës për shkelje të sigurisë ushqimore

Më datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kreu  inspektime në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë verifikuar pesë subjekte tregtare që shisnin produkte me origjinë shtazore, ku u konstatuan shkelje të rënda në lidhje me sigurinë ushqimore.

Në total, janë bllokuar 197.5 kg djathë kaçkavall dhe fruta të thata të cilat nuk përmbushnin standardet e sigurisë ushqimore.

Po ashtu, janë gjetur gjithsej mbi 2 tonë produkte që nuk dispononin etiketa, si sallam dhe fruta të thata.

Sipas AKU-së, këto shkelje kanë të bëjnë me tregtimin e produkteve pa siguri për konsumatorët, mungesën e gjurmueshmërisë dhe mosrespektimin e normave për etiketimin e produkteve.

Për këto shkelje, AKU ka vendosur 7 masa administrative me gjobë në vlerën totale prej 1.6 milionë lekësh, duke synuar garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se do të vijojë kontrollin e tregjeve dhe subjekteve të tjera, për të siguruar që produktet ushqimore të jenë të sigurta dhe në përputhje me standardet e kërkuara ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...

Strasburgu: Shqipëria dëmton qytetarët me vonesat në gjyqe

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e...

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me...