Aksion në Currila, sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje

Më datë:

Policia e Durrësit ka vijuar këtë të enjte, më 17 korrik, kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga individë apo biznese.

Gjatë aksionit të fundit të ndërmarrë në zonën e plazhit të Currilave, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, janë identifikuar dhe hequr plot 91 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa leje, duke bllokuar aksesin publik në hapësira të dedikuara për pushuesit si dhe janë proceduar penalisht tre persona.

“Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operacionit ‘Plazhi i lirë’, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.           

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e proceduar në gjendje të lirë janë: B. D., 33 vjeç, D. V., 56 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...