15.5 C
Tirana

Aksion kundër korrupsionit në Kosovë, arrestohen 6 zyrtarë dhe një ish-ministër

Më datë:

Një aksion i madh policor është ndërmarrë nga autoritetet në Kosovë, ku disa zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë janë arrestuar për shpërdorim detyrë dhe korrupsion.

Operacioni është njoftuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla i cili bëri me dije se në pranga kanë rënë ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, F. I., kreu i degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M., zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D., eksperti i gjykatës Sh. T., si dhe zyrtari në Departamentin e Shpronësimeve, zyrtari i ATK G.L.

Zveçla sqaron se këta persona kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

“Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar, ka përfunduar. Vullneti politik për t’i luftuar dukuritë negative, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai qytetar po japin rezultate konkrete për ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çfarëdo forme e krimit në vendin tonë”, deklaroi Zveçla, raporton Kosovapress.

Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave dhe me vendim të Prokurorisë Speciale  shtatë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale “korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti,  ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...

Rama: “Smart City”, në ndihmë të të gjithë punonjësve të ndershëm të policisë

 Kryeministri Edi Rama foli sot për rëndësinë e projektit...

Finalizohet marrëveshja për “Smart City”, Koçiu: 5000 kamera inteligjente në 20 qytete të vendit

https://www.youtube.com/live/jCmL-JnTVj0?si=2oPNQyp-XciKMmqJ Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, gjatë aktivitetit...