Aksion i madh kundër krimit të organizuar, të përfshirë edhe EUROPOL, Franca, Belgjika e Holanda

Më datë:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione në kuadër të luftimit të krimit të organizuar.

Sipas autoriteteve, operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe “pastrimi i parave”.

Në këtë aksion, siç bëhet e ditur, krahas institucioneve vendore, po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it dhe autoriteteve ligjzbatuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se pas përfundimit të operacionit, do ta informojnë opinionin publik për rezultatet përmes një komunikate të përbashkët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...