6.5 C
Tirana

Aksidentohet me makinë presidenti ukrainas, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Zelenskyt

Më datë:

Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta.

Njoftimin zoti Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.

Zoti Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.

Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.

Mjekët që shoqëronin zotin Zelenskiy, i dhanë drejtuesit të automjetit privat ndihmë urgjente dhe e futën atë në një ambulancë.

Pak minuta pasi zoti Nykyforov bëri njoftimin në Facebook, zyra e presidentit Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të tij të përnatshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...