Aksidenti me traktor, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Bari

Më datë:

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një fshat të Pulias në provincën e Barit, teksa po punonte me traktor. Viktima është identifikuar si Klevis Bardo, me origjinë nga Shqipëria, por që kishte shkuar në Itali për një jetë më të mirë.

Ai jetonte në Conversano dhe ishte punësuar nga një kompani bujqësore me qendër në qytetin e vogël Rutigliano, në provincën e Barit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes, kur 32-vjeçari humbi kontrollin mbi mjetin bujqësor me të cilin po udhëtonte përgjatë një rruge të ngushtë dytësore.

Automjeti u përplas me një mur guri. Përplasja e tmerrshme nuk la asnjë shans shpëtimi për 32-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Flakët përfshijnë pallatin në Lezhë, disa të lënduar dhe të asfiksuar

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një...

Ngjarje në një kopsht në Vlorë, pesë të mitur marrin ndihmë mjekësore

 Alarm në Kopshtin nr. 10 në Vlorë, ku disa...

Tensione në protestën e studentëve, protestuesit përzënë një person nga tubimi

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë...