Aksidenti me dy të vdekur te “Xhamlliku”, avokati i shoferit: Ja pse nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës

Më datë:

Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy drejtuesit e mjeteve, Edmond Muratin dhe Etjon Lazrin, që shkaktuan aksidentin tragjik me dy viktima, më 2 janar, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i Edmond Muratit, Lavdosh Shehu, tha se personi që ai përfaqëson ka qenë në drejtim të rregullt të makinës.

“Ne kemi shprehur mënyrën dhe mekanizmin tonë lidhur me ndodhjen e ngjarjes së 1 janarit. Shpreh ngushëllime për familjarët e personave që kanë humbur jetën. E vërteta është se klienti që unë përfaqësoj ka qenë në drejtim të rregullt të mjetit.

Pasi ka hapur sinjalin për t’u kthyer majtas, është përplasur nga mjeti tjetër. Nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës, pasi nuk janë kriteret e ligjit për të caktuar një masë të tillë, me afat 30 ditor në burg, deri sa të dalë akt-ekspertimi”, tha avokati Murati.

Çfarë tha drejtuesi i mjetit që ju përfaqësoni?

Ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, ai është i traumatizuar nga kjo dhe nga fakti që ka dy viktima.

Lëvizja e tij ka qenë për të kaluar në sensin dhe drejtimin e rrugës që të çon te Kodra e Priftit, pasi ka hapur sinjalin, në gjendje të rregullt./BW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Për të mos e mohuar vetveten

Bashkim Aliu Për këto rreshta më nxiti shkrimi i Enver...

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...