9 persona humbën jetën në Turqi si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja u regjistrua në provincën e Sivas, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave humbën jetën 9 persona, mes tyre tre burra, 3 gra dhe tre fëmijë, mosha e të cilëve nuk dihet ende.
Pas aksidentit, rruga dukej si një zonë lufte, ndërsa në vendin e ngjarjes gjenden ende një numër i madh forcash policie dhe autoambulancash.
Policia dyshon se shkak për aksidentin është bërë rruga e ngushtë si edhe shpejtësia jashtë normave të lejuara.


