Aksident në aksin Gramsh-Maliq, po transportonte eskavatorin, karrotreci del nga rruga dhe përfundon në kanal

Më datë:

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq. Mësohet se një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë të saj së bashku me mjetin e rëndë që transportonte, një eskavator.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka bërë që karrotreci të devijojë nga rruga. Për pasojë, edhe ekskavatori i vendosur mbi të është rrëzuar, duke e rënduar situatën në vendngjarje.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili përkohësisht është vështirësuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi lëvizje të re, do të ketë takime të tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku...

Studentët shqiptarë “pushtojnë” Shkupin, protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe

 Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur protestën...

Puna për të riparuar antenën përfundon në aksident, 50-vjeçari dërgohet në spital në Fushë-Arrëz

Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të...

Besa triumfon ndaj Luftëtarit, pesë gola në Gjirokastër

Besa fitoi 2-3 në transfertë kundër Luftëtarit, në ndeshjen...