Aksident me jet ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari

Më datë:

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar dhe ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj dy personave të tjerë, pas aksidentit në det të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Golemit, ku u përplasën dy Jet Ski.

Të proceduarit janë pronari, administratori dhe një punonjës i subjektit që jepte me qira mjetet lundruese.

Hetimet kanë zbuluar se drejtuesit e mjeteve nuk kishin leje për këtë kategori, ndërsa përplasja ndodhi rreth 800 metra nga bregu, jashtë perimetrit të sigurisë.

Policia Kufitare ka reaguar mbi ngjarjen, duke deklaruar: “Kontrollet ushtrohen rregullisht në gjithë vijën bregdetare. Sapo patrullat tokësore apo detare konstatojnë shkelje, ato penalizohen menjëherë. Në rastin konkret, nuk është konstatuar gjatë daljes në det, por vetëm pas ngjarjes.”

Personat e proceduar do të përballen me akuzën “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...