14.5 C
Tirana

Aksi Qukës-Qafë Plloçë: Situata një ditë pas shembjes, vetëm dy muaj nga hapja

Më datë:

Një ditë pas shembjes masive, kjo është gjendja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Pas rrëshqitjes së dheut dhe shkëmbinjve, ngjarje që ndodhi mesditën e së dielës në këtë aks, autoritetet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të së hënës punën për pastrimin e rrugës.

Mjetet e firmës kontraktore po punojnë për largimin e masiveve të dheut dhe shkëmbinjve, me qëllim hapjen e segmentit ndërkohë që qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes një by-pasii provizor.

Kjo është problematika më e madhe e regjistruar në këtë aks, pas problemeve të tjera të regjistruar më herët.

Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.

Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit.

Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të...

Zbulohen rreth 300 kg eksploziv në një furgon në doganën e Vërmicës në Kosovë

Autoritetet doganore në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë kanë ndaluar tĽ...

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri....

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Azinë Juglindore

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut...