“Ai e di çfarë ka ndodhur në Reçak”, Walker: Vuçiç është politikan i llojit të Millosheviçit

Më datë:

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, Wiliam Walker deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është politikan i llojit të Millosheviçit. Ndërkohë ai theksoi se kreu i shtetit serb duhet të ‘zgjohet’, pasi sipas tij, ai e di të vërtetën e asaj çka ka ndodhur gjatë luftës, sidomos në Reçak.

“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviç. Por, 21 vjet më pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… Ai e di të vërtetën që ndodhi Reçak. Besoj se ishte ministër i Informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviçit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviçit”, ka thënë Walker.

Mes të tjerash ai ironizoi Vuçiçin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja...

Sulme ajrore në Afghanistan, rriten tensionet me Pakistan

Të paktën 13 persona, përfshirë 11 fëmijë, u vranë...

Musabelliu: Shqipëria në fazë shumë të avancuar në kapitullin “Marrëdhëniet me jashtë”

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, raportoi sot...

Vendim i ri: nafta dhe benzina me çmime më të ulëta

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës...