Ahmetaj konferencë me ministrin e Jashtëm polak: Integrimi euroatlantik, orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit

Më datë:

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë Zbigniew Rau, tha se integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për të gjithë vendet e rajonit.

Gjithashtu ai falënderoi ministrin, për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë, duke shtuar se turizmi mbetet  një nga bashkëpunimet kyçe mes vendeve.

“Është kënaqësi për mua dhe në emër të kryeministrit Rama pata mundësinë të pres ministrin e Jashtëm të Polonisë. Kryesia polake e OSBE përkon me një periudhë shumë të vështirë, për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës,. Roli i Shqipërisë ka qenë i gjithanshëm dhe i vlerësuar , në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB,  NATO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare. Ne kemi bërë thirrje për të ndaluar me çdo kusht luftën në Ukrainë. Lufta heroike e Ukrainës është një luftë për paqe dhe sigurinë në kontinentin europian. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit he roli ynë është i rëndësishëm këtë muaj që Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, Sot diskutuam edhe për zhvillimet në rajonin tonë. E falënderova ministrin për rëndësinë që Polonia i ka dhënë vendit tonë. Integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për të gjithë vendet e rajonit që mund të sigurojë siguri dhe paqe për vendet tona”, tha Ahmetaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...