14.5 C
Tirana

Ahmetaj jep sinjale për përkrahje nga qeveria për artistët pas mbylljes së lokaleve të natës

Më datë:

Artistët dhe punonjësit e klubeve të natës të cilët prej 2 ditësh kanë protestuar kunder aktit normativ te qeverisë për mbylljen e aktivitetit te tyre ne kuader te masave antikovid, mund të marrin ndihmë nga shteti. Ministri i shtetit për rindërtimin njëherazi edhe kordinator i planit për menaxhimin e pandemisë ka dhënë sinjale se qeveria do ti vije ne ndihme edhe kesaj kategorie. Pa dhene detaje konkrete rreth planit per mbeshtetjen e tyre, ahmetaj solli ne vemendje ndihmen ndaj qytetareve te prekur nga termeti, duke aluduar per nje perkrahje te ngjashme edhe per ata qe po hasin veshtiresi per shkak te pandemise.

“Kemi pasur 2 ngarkesa të mëdha 1 nga tërmeti një nga pandemia dhe për cdo qytetar që procesi i rindërtimit ecën dhe për cdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës do reflektojë që në ditën e orës së vështirë kush është forca politike dhe lidëri që përgjigjet dhe procesi i rindërtimit është një përgjigje shumë e drejtë dhe e verifikueshme se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira por në ditë të vështira në atë momentin kur bie tërmeti dhe pandemia te kush i kthejme sytë? besoj se kjo do na shoqëroj për një afat të gjatë, vështirësitë nuk kanë kaluar pandemia nuk ka mbaruar ne na duhet qeveria dhe njeriu i orës së vështirë.” -tha Ahmetaj.

Deklaratën ministri Ahmetaj e bëri gjatë prezantimit të ecurisë së procesit të rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tij, buxheti i rindërtimit ka arritur në 34 miliardë lekë, ndërsa aktualisht donacionet aktive llogariten në 272 milionë euro. Duke folur për rindërtimin në zonën e Laçit ai tha se shumë shpejt turqia do të nis procesin e ndërtimit në këtë zonë pasi sipas tij tenderi është bërë në stamboll dhe ka fituar një kompani turke.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Parlamenti Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të procedurës...

Mish pule i pjekur me salcë arrash

Mishi i pulës përbën një nga mënyrat më të...

Pas 4 vjetësh konflikti, Rusia po humbet terren: Pamje nga qytetet e frontit

Ky shkrim i BBC-së pasqyron Yelets, një qytet rreth 350 km...

600 mld dollarë për kapacitetet llogaritëse, çfarë parashikon të bëjë OpenAI

OpenAI synon të shpenzojë rreth 600 miliardë dollarë për...