Agron Tanushi pranon vrasjen e kunatës: Ditën e ngjarjes më erdhën disa të rinj në shtëpi dhe…!

Më datë:

31-vjeçari Agron Tanushi ka dalë këtë mesditë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë, i arrestuar pak ditë më parë si autori i vrasjes së kunatës së tij, 34-vjeçares Jetmira Hasani.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin Tanushi, i cili ka pranuar para togave të zeza krimin, për shkak të konflikteve për çështje pronësie.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, 31-vjeçari ka pretenduar në gjykatë se ditën e ngjarjes i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar. Tanushi pretendon se është vetëdorëzuar me vullnet të lirë në komisariat.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestit me burg’ për 31-vjeçarin, të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të kunatës, pas konfliktit me këtë të fundit për shtëpinë në Bathore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisionerja Kos kërkon bashkim pas zgjedhjeve: Kosova ka nevojë për dialog

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka...

FILIPINE- Të paktën 15 të vdekur dhe 120 të plagosur pas një tërmeti në jug të vendit

Një tërmet me fuqi 7,8  ballë të shkallës Rihter ...

Zvërneci në qendër të debatit, Rama tallet me kritikët: “Një revolucion imagjinar i flamingove”

 Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me protestat në...

Gjigantët e gjelbër që mbrojnë tokën

Lëvoret e pemëve përthithin metan dhe kontrastojnë krizën klimatike.Nga...