8.5 C
Tirana

”Agimi i Artë” zyrtarisht një organizatë kriminale në Greqi, dhjetra dënime nga Gjykata për vrasje, komplote e rekrutime

Më datë:

”Agimi i Artë” tashmë në Greqi nuk do të jetë një parti politike apo lëvizje neonaziste por një organizatë kriminale.

Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas, teksa burgut i kanë shpëtuar vetëm dy.

Po ashtu 18 anëtarë u dënuan për bashkimin me organizatën ndërsa për disa vrasje emigrantësh janë shpallur të gjithë fajtorë.

Dënime kanë marrë dhe secili prej drejtuesve, nga Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, George Germenis, Elias Panagiotaros, Panagiotis Iliopulos dhe Nikos Papas për drejtimin e organizatës kriminale.

”Agimi i Artë” është partia e cila më parë ka pasur dhe vende në parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit nuk arriti të marrë asnjë mandat. Tashmë ajo nuk do të ketë më lidhje me politikën pasi është një organizatë kriminale dhe anëtarët e saj do të marrin ndëshkime nga drejtësia.

Kjo organizatë kriminale është e akuzuar dhe për vrasjen e një shqiptari në një stacion autobusi në Athinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...