10.5 C
Tirana

Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 6.6 milionë

Më datë:

Në Afrikë janë regjistruar mbi 6.6 milionë raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometers” numri i viktimave nga COVID-19 në kontinent është 167.599 ndërsa numri i rasteve shkoi në 6.642.631 ndërkohë numri i të shëruarve arriti në 5.807.091.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Libi. Ndërkohë, shifra më e lartë e vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

– Shkalla e vaksinimit kundër COVID-19 është e ulët

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), shkalla e të vaksinuarve kundër virusit në kontinent, ku jetojnë afërsisht 1.3 miliardë njerëz, është vetëm 1.39 për qind.

Duke vaksinuar 26 për qind të popullatës, Maroku u bë vendi me më shumë vaksinime në Afrikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja me çekiç e Petrit Ndout në Krujë, lihen në qeli tre të dyshuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar këtë të premte...

Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

Tre persona kanë përfunduar në pranga pas një hetimi...

Nuk zbardhi vendimin në kohë, Lamallari kërkon hetimin e gjyqtares: Penalizoi të dënuarin

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i është drejtuar Inspektorit...

Tre të vdekur nga moti i keq, shumë aksidente dhe mbyllje shkollash

Tre persona humbën jetën në dy aksidente të shkaktuara...