9.5 C
Tirana

Afrikë e Jugut, 87 minatorë të vdekur

Më datë:

Numri i të vdekurve nga një situatë e tensionuar gati njëmujore ndërmjet policisë dhe minatorëve të bllokuar që punonin ilegalisht në një minierë ari të braktisur në Afrikën e Jugut, është rritur në të paktën 87, tha policia të enjten. Autoritetet u përballën me zemërimin në rritje dhe një hetim të mundshëm për refuzimin e tyre fillestar për t’i ndihmuar minatorët. Në vend të kësaj autoritetet vendosën që t’i detyronin të dilnin duke u ndërprerë furnizimin me ushqime.

Zëdhënësja e policisë kombëtare, Athlenda Mathe tha se 78 trupa u nxorën në një operacion shpëtimi të urdhëruar nga gjykata, me 246 të mbijetuar të nxjerrë nga nëntoka që nga fillimi i operacionit të hënën. Zonja Mathe tha se nëntë trupa të tjerë ishin nxjerrë përpara operacionit të shpëtimit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Organizatat e komunitetit nisën përpjekjet e tyre të shpëtimit kur autoritetet thanë vitin e kaluar se nuk do të ndihmonin qindra minatorë, sepse ata ishin “kriminelë”. Minatorët dyshohet se kanë vdekur nga uria dhe dehidratimi, megjithëse nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Autoritetet e Afrikës së Jugut janë kritikuar ashpër për ndërprerjen e ushqimit dhe furnizimeve për minatorët në minierën e arit Buffelsfontein vitin e kaluar. Taktika për t’i shtrënguar ata të dalin, u dënua nga një nga sindikatat më të mëdha të Afrikës së Jugut. Policia dhe pronarët e minierës u akuzuan gjithashtu se hoqën litarët dhe çmontuan një sistem “ashensori”, që minatorët e përdornin për të hyrë në minierë dhe për të dërguar furnizimet nga sipërfaqja.

Një gjykatë urdhëroi autoritetet vitin e kaluar që të lejonin dërgimin e ushqimit dhe ujit për minatorët, ndërsa një vendim tjetër i gjykatës javën e kaluar i urdhëroi të fillonin një operacion shpëtimi.

/VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...