10.5 C
Tirana

Afganistan, 8 civilë të vdekur në një sulm ajror të NATO-s

Më datë:

Tetë civilë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i forcave të NATO-s në rrethin Surkh-Rod në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit, (AA).

Ataullah Hogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha në një deklaratë se forcat e NATO-s organizuan një operacion ajror kundër militantëve talebanë.

Hogyani tha se forcat e aleancës gabimisht kanë shënjestruar civilët, me çka tetë persona kanë humbur jetën.

Ai njoftoi se një delegacion është dërguar në rajon për të hetuar rastin.

Nga ana tjetër, Ajmal Omar, anëtar i Këshillit Provincial në Nangarhar, pohoi se nga sulmi jetën kanë humbur mbi dhjetë civilë.

Ende nuk dihet se avionët e cilit vend e kanë kryer sulmin. Në Nangarhar gjendet baza e forcave të SHBA-së që veprojnë në kuadër të NATO-s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosja e 18-vjeçares në hotel, familjarët pranojnë: U përpoqëm ta fshihnim ngjarjen

Është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga Vladimir...

Durrës: Kërcënon vajzën, më pas dëmton veten – çfarë zbardhën hetimet

Babai kërcënon vajzën me thikë dhe më pas qëllon...

Bylykbashi paralajmëron: Projekti TID po shkatërron pronat e familjeve durrsake

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një deklaratë...

Ja me kë e fillon dhe e mbyll Shqipëria Ligën e Kombeve, kalendari i plotë i aktivitetit

Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj...