22.5 C
Tirana

Shkatërrohet me tritol lokali në Fushë Krujë

Më datë:

Një sasi tritoli i është vendosur një lokali në Fushë-Krujë mëngjesin e ditës së sotme.

Policia njoftoi se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar plotësisht fasada e jashtme te lokalit në pronësi të Bledar Talit. Dëmtime, përveç fasadës së jashtme, ka edhe brenda lokalit.

Biznesi për shumë kohë ka qenë i mbyllur. Së fundmi pronari po punonte për të rinisur aktivitetin aty.

Pronari i biznesit ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet pse mund të ketë ndodhur ngjarja.

Ndërkohë hetuesit po vijojnë hetimin në disa pista. Ndër to edhe konfliktet e mundshme, madje edhe jashtë shtetit ku ka jetuar dhe punuar vitet e fundit pronari.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia thotë se ai ka qenë i maskuar dhe pas ngjarjes ka lëvizur në zona të ndryshme të Fushë Krujës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...