22.5 C
Tirana

Tjetërsimi i pronave/ GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goro

Më datë:

Nis seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë është Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa ish kreu i kadastres Vkore Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Për këtë të fundit, gjykata vendosi ndarjen e çështjes.

Në seancën e radhës, të datës 10 shkurt, ora 13.00, Prokuroria e Posacme do japë pretencën për Jorgo Goron dhe të tjerët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...