7.5 C
Tirana

Dënohet me 17 vite burgim Erjon Llapushi

Më datë:

Gjykata e Elbasanit dënoi sot me 17 vite burg Erjon Llapushin, për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku.

Ngjarja ndodhi më 2 Tetor 2021 në një lokal në Labinot-Fushë të Elbasanit.

Sipas hetimeve, konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.

Kryekamarieri 57-vjeçar ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi.

Pavarësisht dënimit të fundit, Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Më 17 Janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin.

Ai njihet si një person me precedent të mëparshëm penal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...