13.5 C
Tirana

Uragani gjigand që kërcënon veriun e Europës

Më datë:

Në veri të Europës, në Atlantikun e Veriut, është duke u formuar uragani i quajtur “cikloni bombë”. Tre shtetet që do të preken më së shumti nga ky uragan gjigand janë Irlanda, Skocia dhe Britania e Madhe.

Meteorologët thonë se ky uragan do të shkaktojë erëra me shpejtësi maksimale mbi 200 km/h në det të hapur.

“Ne flasim për një ciklon bombë kur ka një rënie jashtëzakonisht të shpejtë të presionit të ajrit në një zonë me presion të ulët. Dhe aktualisht është kështu”, thotë Michael Eichmann nga MeteoNews.

Ndërsa në tokë, erërat do të kenë një shpejti mbi 120 km/h.

“Në tokë uragani do të tërbohet me erëra nga 120 km/h deri në 150 km/h. Në bregun perëndimor dhe në veri të Irlandës priten erëra me shpejtësi prej 150 deri në 180 km/h”, vazhdoi Eichmann.

Mbrëmjen e së enjtes, nga uragani do të preken Britania e Madhe, Irlanda dhe Skocia. As vendet skandinave nuk do të shpëtojnë.

Efektet e uraganit, ndonëse më të lehta, do t’i ndiejnë edhe Belgjika, Holanda dhe zona të Gjermanisë veriore, si dhe Zvicra.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...