7.5 C
Tirana

Turqi: 9 të arrestuar për zjarrin në resortin e skive që shkaktoi 76 viktima

Më datë:

9 persona kanë rënë në pranga, përfshirë pronarin e resortit të skive në lidhje me zjarrin vdekjeprurës që i mori jetën 76 personave dhe plagosi dhjetëra në një vendpushim në Tuqinë Perëndimore.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya i cili shtoi se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar trupat e mbetur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Resorti 12-katësh në Kartalkaya të Turqisë kishte 238 turistë të regjistruar dhe u përfshi nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Të mbijetuarit përshkruan skena paniku teksa iknin nëpër korridoret e mbushura me tym dhe disa u hodhën nga dritaret për të shpëtuar.

Ndërkohë, të mbijetuarit thanë se nuk është ndezuar asnjë alarm gjatë incidentit teksa shtuan se duhej të kalonin nëpër korridoret e mbushura me tym në errësirë të plotë.

Presidenti Erdogan shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...