14.5 C
Tirana

Vrau me çifte kushëririn, arrestohet Flamur Kamberi në Bulqizë

Më datë:

Është vënë në pranga autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë.

Sipas Policisë, Flamur Kamberi qëlloi aksidentalisht me armë gjahu kushëririn e tij Vasil Kamberi.

Ky i fundit ndërroi jetë teksa transportohej me helikopter për në spital.

“Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, arrestuan shtetasin F.K., 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë”, njofton Policia e Dibrës.

Po ashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 3 persona, banorë të fshatit.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F.K., sëbashku me shtetasin V.K, (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasi F.K., ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit V.K. Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se ngjarja tragjike u raportua rreth orës 13:25 të së Enjtes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...