Kina regjistroi 36 raste të reja me COCID-19, 7 vdekje

Më datë:

Kina sot ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus, 35 prej tyre kanë ardhur kohët e fundit në këtë vend nga jashtë, raportuan mediat të drejtuara nga shteti.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, vetëm një rast i transmetuar në vend raportohet nga provinca Guangdong.

Sipas agjencisë, shtatë pacientë me koronavirus, përfshirë gjashtë në provincën Hubei dhe një në Shanghai, humbën jetën të martën.

Në një deklaratë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë tha se nuk janë regjistruar vdekje nga rastet e importuara.

Janë 691 raste të konfirmuara të importuara, 20 në gjendje kritike dhe 169 raste të dyshuara”, tha komisioni.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar virusi është përhapur në të paktën 180 vende dhe rajone. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta përshkallëzohet në përplasje, gurë dhe xhama të thyer, persona të maskuar dalin nga selia e PS

Protestuesit hodhën gurë dhe thyen xhamat e selisë së...

Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, RENEA u thirr pas raportimit për protestues të armatosur

Shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin e Sigurisë...

Detaje të reja nga gjetja e trupit pranë Lanës, viktima dyshohet 55-vjeçar

Një trup i pajetë është gjetur pranë lumit Lana,...

Hita për ndërhyrjen e policisë në protestë: Përdoren mjetet e lejuara, shkeljet do të ndëshkohen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita,...