Stoltenberg: Turqia shembull solidariteti për ndihmën ndaj Italisë dhe Spanjës

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se dërgesa e Forcave të Armatosura Turke (TSK) me produkte të ndihmës mjekësore Italisë dhe Spanjës, është një tregues i qartë i solidaritetit të aleancës.

Stoltenberg postoi nga llogaria e tij në Twitter fotografinë e avionit të TSK që dërgoi pajisje mjekësore Italisë dhe Spanjës, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Solidariteti i NATO-s në veprim. Jam krenar që shoh aleatët e NATO-s mbështesin njëri-tjetrin përmes qendrës sonë të lehtësimit të fatkeqësive. Së bashku më të fortë”, shkroi ai.

Në avionin ushtarak të ngarkesave të pozicionuar në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u ngarkuan mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe lëngje antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend dhe me mundësi kombëtare në fabrikat, rrobaqepësitë ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Institucionit të Industrisë Kimike dhe të Prodhimit të Makinerive.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrimet në gjuhën italiane dhe spanjolle fjala e Mevlana (poetit të njohur mistik dhe dijetarit Xhelaludin Mevlana Rumi) “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...