Mali i Zi, numri i personave me COVID-19 rritet në 120

Më datë:

Mali i Zi ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus të ri (COVID-19), me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 120.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Boban Mugosha, tha se numri më i madh i të infektuarve të ri është në Podgoricë (10), ndërsa rasti i parë është regjistruar në Nikshiç.

Që nga shpërthimi i epidemisë në Mal të Zi, gjithsej 120 njerëz janë infektuar.

“Ajo që kemi paralajmëruar se do të ndodhë transmetimi lokal i virusit po ndodh tani. Masat që merren duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze sepse është mënyra e vetme për të luftuar këtë epidemi”, tha Mugosha në një konferencë për shtyp.

Ai paralajmëroi që çdo kontakt fizik, ku nuk ka distancë të mjaftueshme, është një rrezik i lartë. Mugosha u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë masat e përcaktuara nga Autoriteti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shefi i Shtabit Operativ, Vesna Miranoviç, tha se 1.096 persona janë në karantinë, ose 50 më pak se një ditë më parë, sepse një nga karantinat në Danilovgrad ishte zbrazur. Ajo tha se njerëzit që ishin në karantinë në atë qytet ishin kthyer në shtëpi për të vazhduar izolimin atje.

Ajo tha se me koronavirus ishte infektuar një person i cili ishte në karantinë në Qendrën Studentore në Podgoricë.

“Të gjithë personat që erdhën në kontakt me të, ose që erdhën në Mal të Zi me të njëjtin fluturim, janë testuar dhe kanë rezultuar negativë”, tha Miranoviç.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...